Italia nuk shkoi më shumë se barazimi pa gola përballë Turqisë në miqësoren e parë përpara startit të Europianit. Trajneri i “Azzurri”, Luciano Spalletti u duk i zhgënjyer në konferencën pas sfidës, i cili kërkoi më shumë cilësi nga skuadra e tij në mënyrë që të arrijnë të mbrojnë titullin në Gjermani.
“E prisja një ndeshje të tillë. Kemi punuar pak nga pikëpamja fizike dhe e prisja që do ta vuanim atë pjesë. Kemi humbur shumë topa të parëndësishëm dhe këto janë gjëra që na ndikojnë në vazhdimësinë e ndeshjes. Prisja gjithashtu lodhje në disa elementë të fushës dhe për arsye të ndryshme nuk arritëm dot të shkëlqenim. Na mungonte cilësia. Për shkak të këtyre gabimeve, duhet të përmirësohemi në cilësi dhe intensitet”, tha Spalletti pas sfidës.
Italia do të ndeshet në miqësoren e radhës përballë Bosnje & Hercegovinës më 9 qershor në Empoli, përpara se të udhëtojë drejt Gjermanisë, aty ku do të ndeshet më 15 qershor përballë Shqipërisë në Dortmund.
Top Channel