Hetoi dosjen e zhdukjes së Remzi Hoxhës, Shkëlqim Hajdari: Kam bërë kërkime nëpër varreza, eshtrat mund të jenë asgjësuar

04/06/2024 12:25

Një prej njerëzve që ka kaluar nëpër duar dosjen e zhdukjes së Remzi Hoxhës, prokurori Shkëlqim Hajdari thotë se eshtrat e tij mund të jenë asgjësuar.

Duke folur në “Zona Zero” në Top News, Hajdari thotë se ka bërë kërkime nëpër varreza për eshtrat e Hoxhës, por pa marrë asnjë rezultat.

Gazetari: Kanë ardhur njerëz dhe kanë thënë që i dimë ku janë eshtrat por duam 200 mijë euro. I ke dëgjuar këto histori?

Hajdari: Jo vetëm që i kam dëgjuar, por kam bërë veprime pa i njoftuar fare familjarët për veprime që më vinin edhe mua. Kam qenë shëtitës nëpër varreza. Të gjitha kanë qenë informacione të gabuara qoftë në hetimin e parë, qoftë në hetimin e dytë që bënte Xhevat Hana. kam marrë pjesë në 3-4 raste. Kisha kontakte me xhaxhanë e Ardianit. Në hetimin e dytë më shtohej mendimi që frika e madhe apo arsyet e tjera të atyre që e bënë këtë tragjedi njerëzore, mund të kishin asgjësuar eshtrat. Kam ditur se ç’përfaqëson fisi Hoxha i shtrirë në Kosovë dhe Maqedoni. Na kanë treguar se pavarësisht se mund të goditesh fort mund të ruash qytetarinë dhe qetësinë. I kishin të gjitha mundësitë që për njerëz që janë të përfshirë në këtë ngjarje, nuk kanë bërë asnjë veprim për t’u hakmarrë.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA