Gruaja detyrohet t’i paguajë të gjithë llotarinë $1 milionë ish-bashkëshortit, prej gabimit të paditur (fotot)

04/06/2024 18:05

Një grua ka humbur të gjithë fitimet e llotarisë pasi tentoi t’i shmangej detyrimit të saj pas ‘fitores së madhe.’

Ajo është detyruar t’i paguajë fitimin prej $1 milionë ish-bashkëshortit me të cilin po divorcohej.

Denise Rossi, nga Kalifornia, SHBA, kishte vendosur të divorcohej nga burri i 25 vjetëve vetëm dy javë pas fitores së llotarisë, te cilën e mbajti te fshehte.

Ajo mori çmimin prej më shumë se 1 milionë por vendosi se donte ta mbante për vete dhe jo ta ndante me partnerin e saj.

Ish-bashkëshorti i saj Thomas mori vesh për llotarinë vetëm disa vjet pas divorcit të tyre  në 1996, kur zbuloi për pagesat e llotarisë që i dërgoheshin nga kompania.

Kështu që ai e çoi çështjen në gjyq, ku u zbulua se Denise kishte dërguar fitimet te adresa e nënës së saj, në mënyrë që Thomas të mos kuptonte gjë.

Gruaja u pyet se përse kishte kërkuar divorcin kaq shpejt pas fitores, por u përgjigj e ishte diçka që e kishte dashur prej disa vitesh.

Duke folur me rrjetin ‘People Magazine’, Thomas tha se ishte i habitur nga incidenti: “Ajo më kërkoi të dilja nga shtëpia, dhe sa më shpejt. Ajo nuk vepronte kurrë në këtë mënyrë”, shkruan rrjeti Mirror.

Por gjykatësi urdhëroi Denise t’i paguajë bashkëshortit të saj 65-vjeçar, 20 pagesa vjetore prej $66,800 secila, që llogariten më shumë sesa fitimi i llotarisë së saj.

Avokati i Denise’s Connolly Oyler, tha se ajo mund të kishte mbajtur fitimet nëse do të ishte treguar e sinqertë.

“Ajo mund të kishte argumentuar se ishte pronë veçmas e saj, ose mund të kishin diskutuar dhe arritur në një marrëveshje, por gjykatësi u zemërua me sjelljen e gruas dhe ia dha të gjitha burrit”, tha Oyler, sipas mediave vendase.

FOTO GALERI
2/3
Por gjykatësi urdhëroi Denise t’i paguajë bashkëshortit të saj 65-vjeçar, 20 pagesa vjetore prej $66,800 secila, që llogariten më shumë sesa fitimi i llotarisë së saj.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA