Zinxhiri shpëton jetën e burrit nga plumbi që ndryshe do ta kishte goditur në qafë (fotot)

03/06/2024 17:16

Një burrë i detyrohet jetën e tij një zinxhiri të trashë që mbante në qafë, pasi bizhuteria besohet se ka ndaluar një plumb që ndryshe do të kishte goditur qafën e tij e do ta kishte vrarë.

Varësja 10 milimetra e trashë duket se ndaloi plumbin që u qëllua gjatë një konflikti mes dy burrave në Denver, SHBA.

Imazhet e zinxhirit u shpërndanë nga policia e Colorado, të cilët më vonë arrestuan autorin me akuza tentative vrasjeje.

Metali shihet i dëmtuar e i spërdredhur nga goditja teksa plumbi kalibrit 22 kishte goditur qafën e burrit që mbante varësen, por për fat nuk e kishte vrarë.

Varësja është mbuluar gjithashtu me gjak teksa ka shpëtuar jetën e mbajtësit të saj që nuk është identifikuar.

Duke shkruar në rrjetin Facebook, policia njoftonte: “Ai vërtet i shpëtoi plumbit, edhe pse u godit prej tij. Ky zinxhir i argjendtë dhjetë milimetra i trashë është një nga arsyet që viktima e sulmit është ende gjallë”.

“Plumbi kalibër .22 u qëllua gjatë një konflikti dhe do të kishte përfunduar në qafën e viktimës pro u ndalua nga zinxhiri dhe ai pësoi vetëm një plagë sipërfaqësore”.

Shumë njerëz kishin komentuar duke e quajtur ngjarjen të pabesueshme: “kjo qenka vërtet si një hajmali”, tha një prej tyre.

“Me këtë fat që paska ai duhet të blejë një biletë llotarie, ai zinxhir duhet të kthehet në një trashëgimi familjare”, shtonte një tjetër me shaka.

FOTO GALERI
3/3

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA