Fotot/ Këngëtarja shqiptare me famë botërore nderohet nga Bashkia e New York-ut për kontributin si qytetare

30/05/2024 17:54

Këngëtarja me origjinë shqiptare, Enisa Nikaj, është nderuar nga Këshilli Bashkiak në New York për kontributin që ajo i ka dhënë qytetit.

Këngëtarja jeton dhe punon prej vitesh së bashku me familjen e saj në New York. Enisa e ka ndarë lajmin e bukur me fansat e saj në rrjetet sociale “Instagram” përmes një postimi ku shkruan se është falenderuese ndaj vendit ku lindi dhe u rrit.

Gjithashtu falenderon edhe prindërit e saj të cilët me vështirësi lanë vendin e tyre për një të ardhme më të mirë për fëmijët, por që iu kujtuan gjithmonë rrënjët e tyre shqiptare.

“Prindërit e mi erdhën në Amerikë nga një qytet shqiptar në Mal të Zi pa asnjë emër. Edhe pse jam lindur dhe rritur në New York, ata gjithmonë janë kujdesur që të mos harroj kurrë kulturën tonë, rrënjët shqiptare që na bënë në Tuzi Mali Zi bota, është diçka e mahnitshme. Faleminderit Këshillit Bashkiak për nderin! Shqiptaro-malazezët në mbarë botën krenarë që janë ndër të parët që hapin rrugën për brezin e ardhshëm”– ka shkruar ajo krahas fotove.

FOTO GALERI
1/6

Top Channel