Kourtney Kardashian ka zbuluar për ndjekësit se ka kaluar pesë cikle të dështuara të IVF-së, fertilizimit in vitro, përpara se të mbetej shtatzënë me bashkëshortin e saj, Travis Barker.

Influencerja tregoi historinë e saj në Instagram teksa iu përgjigj pyetjeve të fansave, duke thënë se besonte në “planin e Zotit” për jetën e saj.

Ajo mbeti shtatzënë pasi ndaloi përkohësisht trajtimet IVF, përpara dasmës me Travis Barker, në maj të vitit 2022 në Portofino të Italisë.

“Kishit gjashtë IVF të dështuara, si e gjete forcën për të vazhduar?”, ishte pyetja që ndjekësi i bëri.

Ndërkohë më pas 45-vjeçarja iu përgjigj, duke treguar detajet:

“Unë ndalova pas një viti përpjekjesh (pesë cikle të dështuara IVF, tre rikthime). Trupi im u relaksua dhe besova në planin e Zotit për jetën time. Shumë lutje për çdo gjë që ishte menduar të ishte për ne. Mbeta shtatzënë 100% në mënyrë natyrale, pasi ndërpreva trajtimet”.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA