“Perëndimi provokoi sulmin në Kharkiv”, Putin kërcënon: Duhet të kuptoni me kë po luani!

28/05/2024 18:53

Presidenti i Rusisë, Vladimir Putin, pretendon se sulmi i fundit në rajonin e Kharkiv-ës ishte i provokuar nga vetë Perëndimi.

Deklarata e tij vjen pas sulmit në një qendër tregtare në Kharkiv ku mbetën të vdekur 18 persona, në mesin e tyre dhe një e mitur. Sipas Sky, Putin pretendon se Ukraina ka injoruar paralajmërimet që iu bënë për ndalimin e sulmeve ndaj rajonin rus të Belgorodit.

Duke mbajtur një fjalim më herët, presidenti rus tha se sulmet në Belgorod këtë muaj u kryen duke përdorur armë të siguruara nga Perëndimi. Armë të cilat mund të viheshin në funksion vetëm vnga specialistë perëndimorë.
“Perëndimi duhet të kuptojë se me çfarë po luan,” paralajmëroi Putin.

Kharkiv mbetet një fokus kryesor pasi Rusia hapi një front të ri në kufirin verilindor. Kur u pyet për bisedimet e mundshme të paqes me Ukrainën, Putin fajësoi Kievin për refuzimin e negociatave. Ai tha se Rusia nuk i kishte braktisur kurrë bisedimet e paqes dhe ishte gati t’i rikthej.

“Është Ukraina që refuzoi bisedimet e paqes. Ata nuk duan të bien dakord, por po përpiqen të ndryshojnë situatën në fushën e betejës. Në atë rast, do të ketë më shumë humbje ukrainase,”– tha Putin.

Top Channel