SHBA/ Të paktën nëntë të vdekur nga tornadot e fuqishme! Gjysmë milion familje pa energji

27/05/2024 07:15

Të paktën nëntë persona vdiqën në jug të Shteteve të Bashkuara, thanë autoritetet, pasi tornadot e fuqishëm goditën Teksasin, Oklahoma dhe Arkansas gjatë natës së së shtunës deri të dielën.

Ekipet e shpëtimit vazhduan kwrkimet për të mbijetuarit nën rrënojat e ndërtesave të goditura nga moti ekstrem, i cili gjithashtu shkaktoi ndërprerje të gjera të energjisë elektrike. Shërbimi Kombëtar i Motit i SHBA (NWS) numëroi gjithsej 25 tornado të shtunën.

Në veri të Dallasit, Teksas, një tornado vrau të paktën pesë persona, sipas sherifit të kontesë Cook, Ray Sappington.

“Për fat të keq, numri i të vdekurve do të rritet,” parashikoi ai në The Weather Channel, duke përmendur “dëm të madh”. Një pjesë e autostradës u dëmtua rëndë nga stuhia, ndërsa dhjetëra njerëz u larguan në një pikë karburanti për t’u strehuar. “Shumë” njerëz u plagosën atje, tha Sappington. Dy persona kanë vdekur në Oklahoma perëndimore për shkak të një tornadoje tjetër. Në veri të Arkansas, një stuhi e fuqishme vrau dy persona herët këtë mëngjes, thanë autoritetet.

Gati 500,000 shtëpi kanë qenë pa energji këtë mëngjes në Teksas, Misuri, Oklahoma, Kansas, Tenesi dhe Arkansas.

 

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA