Lista paraprake e lojtarëve për ‘Euro2024’, Sylvinho: Nuk mund t’i merrja dot të gjithë

27/05/2024 16:25

“Duhet të them që është një krenari që jam trajneri i kombëtares shqiptare që do të shkojë në Euro 2024. Sa më përket mua dhe stafit, do të dëshiroja të falënderoja të gjithë ata që deri këtu kanë bërë një rrugëtim me të gjithë ne. Respekti im për të gjithë ata. Zgjedhja jonë është bazuar në shumë studim, analizë, karakteristikë, individuale dhe kolektive të çdo lojtari dhe çdo skenari që do të ndeshim në kompeticion.

Është përgjegjësi e trajnerit të zgjedhë lojtarët dhe për fat të keq nuk mund të marr të gjithë. Jam munduar të bëj më të mirën, i kam kushtuar të gjithë sforcot për më të mirën e skuadrës. Luajmë për 3 milion shqiptarë që luajnë këtu dhe më shumë se 10 milionë në të gjithë botën.”

Top Channel