Mes lotësh dhe emocionesh, Romeo Veshaj takoi pas më shumë se katër muajsh binjakun e tij, Donald Veshaj.

Donaldi përqafoi me mall vëllanë dhe i shprehu krenarinë që ndjen për rrugëtimin e tij në “Big Brother VIP 3”.

“Jam super po super krenar për ty. Për njeriun që je, vëllain që kam. Ti aty brenda je sulmuar shumë herë dhe për ndonjëherë ndihem fajtor. Ti je shumë herë më mirë se unë. Je djalë që nuk shkel nën brez, tregon vlera. Njerëzit sot duan të shohin vlera. Tregove që di t’ia dalësh me faqen e bardhë. Edhe kur nuk jemi afër fizikisht, me zemër jemi gjithnjë bashkë”.

Moderatori theksoi se i ka pëlqyer shumë loja e binjakut, duke e vlerësuar për gjithçka ka dhënë në 133 ditë reality show.

FOTO GALERI
1/10

Top Channel