Julian Deda, Egla Ceno, Romeo Veshaj, Heidi Baci dhe Meriton Mjekiqi pranojnë se kjo eksperiencë në “Big Brother VIP 3” i ka ndihmuar të njohin më shumë veten, të reflektojnë dhe të jenë më të matuar.

Juli: Ajo që do ndryshojë është të jem pak më i matur në reagimet e mia, se këtu dinamikat ishin të shpeshta, se një gjë që ndodhte në mëngjes dukej sikur ndodhte pas një jave. Kam reflektuar, do fitoj maturi në reagime, kthim përgjigje.

Egla: Ka qenë i gjithë rrugëtimi me leksione, nuk është se ndiej se kam ndryshuar, besoj se është njeriu që i bën gjërat dhe jo gjërat njeriun. Mendoj se ne të pestë kemi bërë këtë 4-mujor dhe jemi këtu po presim ku, si, qysh, tek…

Romeo: Është e vështirë të ndaj një moment. Përveç durimit, kam kuptuar se nëse e lë zemrën të fitojë, do jesh i fituar

Heidi: E ndiej veten shumë me fat se në jetën tonë nuk kemi kohë të njohim veten, këtu kemi njohur veten dhe kjo të fuqizon, jam rritur këtu

Meriton: Kam hyrë me një Meriton krejt tjetër, jam rritur me veten, ka qenë një Meriton i vogël, i jam mirënjohës produksionit që më ka zgjedhur, kam dalë me të gjitha ngjyrat e mia

Top Channel