133 ditë! Meritoni ishte i pari finalist që hoqi dorë nga çmimi i madh. Egla, Heidi, Juli, Romeo? Kush e fiton Big Brother? Në një edicion të Big Brother që nuk rresht së surprizuari, finalja e “BBV3” sapo ka nisur.

Një risi ka patur sot spektakli teksa, katër finalistët u ndanë në dy çifte dhe fituesit do të përballen më pas me njëri-tjetrin për çmimin e madh. Konkretisht, përmes zgjedhjes së goglave në mënyrë rastësore, Romeo Veshaj u bë çift me Egla Cenon, ndërsa Julian Deda me Heidi Bacin.

Ndërkohë, çifti i vetëm që arriti në finale, Heidi dhe Romeo kanë treguar sot emocionet e tyre.

Heidi: Ka qenë shumë e vështirë, por dashuria ka fituar dhe kjo gjë na ka bërë shumë të fortë bashkë.

Romeo: Në gjithë këtë oqeanin këtu, me peshkaqen, balena, Heidi është pika e ujit të ëmbël në oqeanin tim.

Top Channel