Big Brother Vip Albania është një fenomen social që mbërthen fort jo vetëm vëmendjen por edhe debatin publik.

Prej datës 13 Janar në Top Channel ka nisur edicioni i tretë i “Big Brother VIP 3”. Një reality show, i cili që në natën e parë të spektaklit arriti të gozhdonte para ekranit teleshikuesit dhe rezultoi të ishte mjaft i suksesshëm. Për efektet e këtij formati të gjithë kanë diçka për të thënë, si ata që e shijojnë e argëtohen, por edhe ata që janë kundër.

Mbrëmjen e djeshme me rastin e ditëlindjes së Meritonit ishin të ftuar në një festë të organizuar nga Vëllai i Madh ish-banorët e këtij edicioni. Disa prej tyre kishin munguar në darkën e organizuar e një prej tyre ishte edhe Rikja.

Ish-banorja në fillim ka pasur marrëdhënie shumë të afërt miqësie me Meritonin, pasi njiheshin nga jashtë, por më pas shoqëria e tyre u kris dhe ajo çfarë i vuri vulën ishte një veprim i Meritonit, ku i tregoi rripin e pantallonave. Duket se Rikja edhe pas daljes nga shtëpia nuk i ka hedhur pas krahëve ato çfarë kanë ndodhur dhe kjo u duk mbrëmjen e djeshme, ku teksa banorët festonin ditëlindjen e Meritonit, ish-banorja ka postuar video duke festuar në jug të Shqipërisë.

Mbrëmjen e djeshme me rastin e ditëlindjes së Meritonit ishin të ftuar në një festë të organizuar nga Vëllai i Madh ish-banorët e këtij edicioni. Shkëlqimi, një nga ish-banorët e këtij edicioni edhe pse ndenji shumë pak kohë në shtëpi krijoj miqësi të mirë me Meritonin e mbrëmjen e djeshme kishte një dhuratë për të. Çimi i ka dhuruar një bluzë tepër të veçantë Meritonit, në të cilën ishte qëndisur flamuri shqiptar./TAR

Top Channel