“I çova një kostum brenda dhe ma ktheu”, Françeska zbulon “sherrin” me Eglën gjatë ditëlindjes së Meritonit: I kërkova llogari

24/05/2024 11:27

Françeska, ish-banorja e BBV3 ka qenë e ftuar sot në mëngjes në “Wake Up” në Top Channel, ku tregoi më shumë për rikthimin brenda shtëpisë mbrëmjen e djeshme për ditëlindjen e Meritonit.

Ajo preku dhe çështjen e fustanit që i ka premtuar Egla Cenos për finalen e madhe të “Big Brother VIP3”. Ajo u shpreh se në fakt i ka dërguar një kostum, por që aktorja e njohur e ka kthyer mbrapsht.

“Në fakt i kam dërguar një kostum por Egla e ka kthyer mbrapsht. Edhe mbrëmë që isha për ditëlindjen e Meritonin bëra ‘sherr’, i kërkova llogari. Por pasi të mbaroj këtu do kërkoj për fustanin e Eglës. Kam dy versione, se më tregoi se çfarë dëshironte”, u shpreh Françeska.

Top Channel