“Heidi nuk e meriton finalen”, Françeska flet ‘pa doreza’: Ja kujt i kam rënë në qafë vetëm për hir të lojës…

24/05/2024 22:01

Françeska Murati, ish banore e Big Brother VIP e ftuar në “Cherry on Top”, tregoi disa të vërteta të lojës së saj brenda në shtëpi dhe raportet me disa nga banorët.

Ajo tregon se shumë situata që i ndodhin banorëve të tjerë i përdorte për t’i nxjerrë keq të tjerët, ndërsa shpjegon se në të vërtetë nuk i interesonte.

“Më kanë rënë në qafë, më kanë rënë. Më shumë Ilnisës dhe Meritonit, duke i akuzuar se është lidhje fallco. E mendoja pak, por edhe e ekzagjerova se nuk është se më interesonte”, tha Françeska.

Miss Londra sqaroi edhe komentet dyshuese të ndjekësve, të cilët akuzonin se merrte informacione nga produksioni.

“Shihja çfarë ndodhte dhe i komentoja, kur dola jashtë më thonin që ‘mos ke pasur mik nga brenda’, ose ‘të ka treguar produksioni’, dhe betohesha që jo. Më bënte habi edhe mua”, tregon ajo.

E pyetur nga Bora Zemani se a ‘ka bërë një luftë të madhe për të zbërthyer lojën e Heidit’, Françeska duket se nuk ka ndryshuar mendim edhe pas daljes së saj.

“Kam kuptuar se e qartë kam qenë në mendimet e mija për Heidin, kam kuptuar që ishin të drejta. Mendimi im është që Heidi nuk e meriton finalen, sepse loja e saj është e përfituar në kurriz të Romeos”, thotë ajo.

Françeska thotë se kundërshtari i saj më i fortë ka qenë Juli, edhe pse e kishte kuptuar lojën e tij për të ‘përfituar’ në lojë nga vajzat.

Top Channel