Bombat izraelite i shkatërruan shtëpinë, i riu në Gaza përdor mbetjet e armëve për të ngritur tendë

24/05/2024 17:36

Në qytetin jugor të Gazës, Khan Yunis, 28-vjeçari Ahmed Miqdad po përdor mbetjet e armëve izraelite që shkatërruan shtëpinë e tij për të ndërtuar një tendë për familjen e tij.

Gjeta një tokë të zbrazët dhe vendosa një tendë. Aty më lindi ideja të përdorja mbetjet e armikut“, shpjegon Miqdad. “Nuk kam para për të blerë dru, tuba e gjëra të tilla, kështu që me të vërtetë më ndihmoi të kursej para”, tha ai.

Izraeli ka vazhduar bombardimet në Rripin e Gazës, ndërkohë që Gjykata Ndërkombëtare e Drejtësisë urdhëroi Izraelin që “menjëherë të ndalë” ofensivën e tij ushtarake në Rafah, në jug të Gazës.

Sipas GJND-së, Izraeli duhet të ndalë edhe çdo veprim tjetër në Rafah, që mund të përkeqësojë jetesën e palestinezëve në Rafah të Gazës. Megjithatë, Izraeli ka pak të ngjarë që të zbatojë një urdhër të tillë.

Afrika e Jugut i kërkoi më herët gjykatës, me seli në Hagë, që të urdhërojë ndalimin e ofensivës izraelite në Rafah dhe tërheqjen e trupave nga i gjithë Rripi i Gazës.

Top Channel