Temperatura deri në 30 gradë! Si do jetë moti për sot
23/05/2024 07:01
Ditën e enjte vendi ynë do të jetë nën ndikimin e kushteve atmosferike relativisht të qëndrueshme.
Moti parashikohet me kthjellime dhe vranësira në zhvillim në orët e mesditës. Përgjatë relieveve malore vranësirat do të pasohen nga reshje shiu me intenistet të ulët. Era do të fryjë me drejtim nga veriperëndimi-verilindja me shpejtësi mesatare 1-8m/s, shoqëruar me valëzimin në dete të forcës 1-2 ballë.
Temperaturat parashikohen:
-në zonat malore 10 deri 28 °C
-në zonat e ulëta 14 deri 30°C
-në zonat bregdetare 15 deri 29 °C
Top Channel