Irlanda, Spanja dhe Norvegjia pritet të njoftojnë sot njohjen e shtetit palestinez

22/05/2024 10:30

Irlanda , Spanja dhe Norvegjia pritet të shpallin sot planet për të njohur zyrtarisht si shtet Palestinën, sipas raporteve të shumta, mes paralajmërimeve nga Izraeli se njohja do të “ushqejë ekstremizmin dhe paqëndrueshmërinë”.

Tre udhëheqësit e qeverisë irlandeze, kryeministri Simon Harris, zëvendëskryeministri Micheál Martin dhe ministri Eamon Ryan, do të mbajnë një konferencë për shtyp sot në mëngjes. Ata kishin sinjalizuar më herët se qeveria do të njohë shtetësinë palestineze deri në fund të majit.

The Guardian zbuloi se kryeministri i Spanjës, Pedro Sánchez , do të tregojë gjithashtu një datë për njohjen zyrtare të mërkurën, pasi shpalli gadishmërinë e tij javën e kaluar.

Sánchez ka qenë një nga liderët evropianë më të hapur kur bëhet fjalë për kritikat ndaj ofensivës së Izraelit në Gaza . Ai gjithashtu ka thënë vazhdimisht se zgjidhja me dy shtete mbetet e vetmja përgjigje për krizën në Lindjen e Mesme.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA