Temperatura deri në 30 gradë! Në disa zona mund të ketë stuhi me breshër, si do jetë moti për sot
21/05/2024 08:19
Shqipëria do të vijojë nën ndikimin e motit të kthjellët dhe temperaturave të larta gjatë gjithë paradites, por orët e pasdites do të sjellin shpeshtim të vranësirave duke gjeneruar reshje të pakta shiu në zonat veriore dhe pjesërisht në qendër.
Nuk përjashtohen mini stuhitë e breshrit në Verilindje të Shqipërisë.
Temperaturat e ajrit do të pësojnë rritje në orët e mëngjesit por mesdita sjell rënie të lehtë të tyre duke bërë që vlera minimale të regjistrohet në qytetin e Pukës 10°C dhe maksimalja të ngjitet deri në 30 °C në urën vajgurore në qarkun e Beratit.
Era do të fryjë mesatare deri e fortë me shpejtësi mbi 50 km/h nga drejtimi permanent Jugor, duke sjellë në brigjet detare dallgëzim mbi 3 ballë.
Top Channel