Aktori i njohur francez Gerard Depardieu  dhunoi me grushte fotoreporterin Rino Barillari, i cili përfundoi në spital.

Aktori 75-vjeçar ishte duke drekuar në natyrë me një grup miqsh kur ‘mbreti’ i paparacëve hyri në veprim, duke iu afruar tavolinës dhe ka nisur të fotografojë, sipas Tgcom24.

Partnerja e tij tentoi të bllokonte fotografin 79-vjeçar, duke e kapur nga krahu, ndërsa Depardieu e goditi tri herë në fytyrë dhe e hodhi në tokë.

“Depardieu më goditi tre herë në fytyrë. Më dhemb koka, oh, nuk jam më 15 vjeç, jam 79 vjeç”, tha Barillari për gazetën Il Messaggero.

“Sot ka një grevë taksie në qytet, kështu që mbërrita përmes Venetos në këmbë e fotografova fshehurazi me një vajzë të bukur, ajo e vuri re dhe më hodhi pak akull, fakt ajo erdhi drejt meje duke thënë ‘m*t’ dhe i buzëqesha, pata kohë të kuptoja se çfarë po ndodhte para se ai të më godiste tre herë në fytyrë, më dhemb gjithë ana e djathtë”, shtoi fotoreporteri.

Mbi aktorin e njohur francez rëndojnë akuza për abuzim seksual, ndërsa ai është kritikuar si mbështetës i presidentit rus, Vladimir Putin.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA