Lufta me Rusinë, OBSH: Mbi 14 mijë të zhvendosur nga sulmet në Harkiv

21/05/2024 14:52

Më shumë se 14.000 persona janë zhvendosur ditëve të fundit nga rajoni lindor ukrainas i Harkivit, ku Rusia më 10 maj nisi një ofensivë tokësore, tha Organizata Botërore e Shëndetësisë.

Gjatë kësaj ofensive, forcat ruse kanë bërë përparimin më të madh në Ukrainë në të paktën 18 muaj. “Gjatë dy javëve të fundit, luftimet në rajonin e Harkivit në Ukrainë janë përshkallëzuar rëndë”, tha në një konferencë për media përmes video-lidhjes përfaqësuesi i OBSH-së në Ukrainë, Jarno Habicht.

“Më shumë se 14.000 persona janë zhvendosur brenda ditësh dhe pothuajse 189.000 ende gjenden brenda perimetrit prej 25 kilometrash në kufi me Federatën Ruse, duke u përballur me rreziqe të mëdha për shkak të luftimeve që po vazhdojnë”, shtoi ai.

Habicht tha se agjencia e Kombeve të Bashkuara për shëndetësi i ka siguruar këto shifra pas bisedave që ka zhvilluar me autoritetet lokale.

“Me përkeqësimin e situatës së sigurisë, po rriten nevojat humanitare në rajon”, theksoi ai. Konflikti në Harkiv “ka rritur ndjeshëm numrin e pacientëve të plagosur”, shtoi ai. Rusia ka nisur pushtimin në shkallë të plotë të Ukrainës në shkurt të vitit 2022.

Sipas OBSH-së, që nga nisja e luftës janë kryer më shumë se 20.000 amputime. Habicht tha se mesatarisht në vit, 200 autoambulanca janë dëmtuar apo shkatërruar nga granatimet “duke u mohuar ukrainasve kujdesin urgjent shëndetësor”./REL

Top Channel

Top News – Si shpenzohet teprica e DIVA-s. Tatimet sqarojnë tre mënyrat e përdorimit të parave
Top Channel/ Tentuan të merrnin peng një 17-vjecar dhe e goditën me thikë, në pranga 2 persona në…
Një i ri është vënë në pranga në Shkodër pasi iu kapën në banesë, armë zjarri, armë sportive, armë të ftohtë dhe shiste lëndë narkotike. Njoftimi: Posedonte në banesë, armë zjarri, armë sportive, armë të ftohtë dhe shiste lëndë narkotike, arrestohet 23-vjeçari. Ai u kap në flagrancë, gjatë natës, te ura e Mesit, me doza Kokaine dhe Cannabisi, gati për shitje. Sekuestrohen 1 armë zjarri kallashnikov, 1 pushkë pneumatike, 1 armë e ftohtë (thikë) dhe sasi të lëndëve të dyshuara narkotike Kokainë dhe Cannabis, të ndara në doza. Shërbimet e Forcës së Posaçme “Shqiponja”, në vijim të punës për goditjen e veprimtarive kriminale, bazuar dhe në informacionet e siguruara në rrugë operative për një shtetas që shiste lëndë narkotike, organizuan dhe finalizuan operacionin policor të koduar “Ura”, si rezultat i të cilit u arrestua shtetasi: -A. M., 23 vjeç, banues në fshatin Hot i Ri. Ky shtetas u kap në flagrancë nga shërbimet e Policisë, gjatë natës, te ura e Mesit, me doza Kokaine dhe Kanabisi, gati për shitje.
Top News- Fshihte armë zjarri në banesë/ Arrestohet 59-vjeçari në Shijak, i sekuestrohet dhe kokainë
Top News – Përplasje me policinë. 15-vjeçari aksidenton qëllimisht efektivët në Vlorë
Top Channel/ Nuk iu bind urdhrit të efektivëve, i mituri ‘kthen përmbys’ makinën e policisë