Dyshohet se janë përfituar nga veprimtari kriminale, sekuestrohen pasuri me vlerë 300 mijë euro! Ja kujt i përkasin
20/05/2024 11:46
Një pasuri me vlerë 300 mijë euro është sekuestruar në Tiranë. Ajo dyshohet se është përfituar nga veprimtari të paligjshme në fushën e lëndëve narkotike.
Sekuestro preventive është bërë e pasurisë së Gjino (Shkëlqim) Lleshajt dhe familjarëve të tij.
Në kuadër të operacionit policor të koduar “Start”, u sekuestrua një garazh dhe një njësi tregtare në Selitë.
Nga veprimet hetimore dyshohet se pasuritë e sekuestruara e kanë burimin nga veprimtaritë kriminale të kryera nga Gjino (Shkëlqim) Lleshaj, të cilin autoritetet italiane e kanë dënuar me burgim, për trafikim lëndësh narkotike në sasi të mëdha, kryer në bashkëpunim.
Materialet i kaluan Prokurorisë, ndërsa pritet ekstradimi i tij drejt vendit fqinj.
Top Channel