Laçi mbetet në Kategorinë Superiore. Kurbinasit, falë përvojës dhe faktorit fushë, mposhtën 3-1 në kohën shtesë Flamurtarin në finalen për qëndrimin në elitë, duke mbyllur me objektivin minimal një sezon me shumë ulje-ngritje.
Në stadiumin e Laçit u zhvillua një ndeshje me emocione, me kohën e rregullt që u mbyll në barazim 1-1.
Në fundin e pjesës së parë e zhbllokoi rezultatin braziliani William Cordeiro Melon, që finalizoi me gol një skemë të mirëmenduar të skuadrës së Cungut.
Në minutën e 64-t autogoli i Dajkos ktheu baraspeshën në rezultat. Në minutat e mbetura të kohës së rregullt nuk pati ndryshim rezultat.
Diferenca u bë në kohën shtesë me dy golat të Laçit, i pari i shënuar nga William Cordiero Melo me 11-meëtrsh, ndërsa të sigurisë e shënoi Mjaki në të 117-tën./ Super Sport
Top Channel