Debatet mes Meriton Mjekiqit dhe Heidi Bacit vijojnë edhe në ditët e fundit të qëndrimit të tyre në “Big Brother VIP3”.

Dyshja është përplasur pasditen e djeshme pasi në një moment Heidi ndërhyri në debatin mes Meritonit dhe Egla Cenos. Ajo i doli në mbrojtje aktores dhe moderatorit nuk i pëlqeu aspak kjo ndërhyrje.

Teksa kanë qenë në dhomën e ndenjës, Franceska Murati ka akuzuar Heidin se ajo e ka etiketuar Meritonin me fjalët më të rënda, duke e quajtur përndjekjes dhe maniak.

Nga ana tjetër, Mjekiqi i është drejtuar Bacit duke i thënë: “Po unë të të jap ty ndonjë epitet apo etiketim, si do ndiheshe ti? Ta kisha dhënë një por më vjen keq prej Romeos”.

“Aaaa e kapa cila është, faleminderit. Për mua është sikur e the”, i kthehet më pas Heidi.

Këtë debat e komentuan mbrëmë Françeska dhe Julian Deda, të cilët u shprehën se Mertitoni ‘po del katastrofë’ në lidhje me Romeon, të cilin e konsideron shok.

Pjesë nga biseda:

Françeska: Me Heidin e ka bërë gropë, po nuk më dëgjon. Se shkova dhe i thashë ‘që u shprehe keq, unë e di që ti nuk e ke këtu, por u shprehe keq’. Ai u kthye ‘kujt i thua u shprehe keq, si ma thua mua këtë gjë’. Nuk po them që ti ja the kastile keq. Është gabim t’i thuash po shprehesh keq? Të gjithë shprehemi keq, edhe unë shprehem keq

Juli: Ai nuk kuptoj që ne po i thonim për atë (Romeon), jo për Eglën dhe as për Bacin, por për atë je duke dalë katastrofë, pusho.

Françeska: Nuk e di por po bënte një Graciano style, gabim

Top Channel