Në spektaklin e BBV3 mbrëmjen e sotme, ka nisur me debatet e fundit që kanë zhvilluar Meritoni dhe Egla.

Këto ditët e fundit, Meritoni e ka sulmuar dhe tallur, ndërsa Egla nuk ka reaguar dhe i është shmangur shpesh herë, duke mos krijuar situata. Meritoni shprehet se Egla viktimizohet dhe këto tre ditët e fundit mendon se ka ndryshuar shumë, ndërsa ajo e ironizon duke i bërë rep.

Meritoni: Shoh një Egla që luan rolin e viktimizimit, e shoh të revoltuar që nuk arriti ajo e para në finale, kur Ori e ngriti në piedestal, tentoi të mbulonte tensioni.

Egla: Një ndjesi shumë e shëmtuar, gjitha dita nga mëngjesi në darkë, duke pasur një njeri që të dhunon psikologjikisht, vërtet një dhunë psikologjike. U mundova me kërcim, apo diçka tjetër për të dalë nga një lloj atmosfere, zgjati deri në darkë, dy vakte që kam ngrënë i kalova duke thënë ‘të lutem mu largo’.

Unë kam thënë që mes Julit dhe Meritonit, e fiton ky i fundit, sepse ka qenë më i aktivizuar në kohë, por kjo peshë që duket këtu. Mendoj që unë ja thashë pastër fare pasi ai u zgjodsh finalist.

Meritoni: Unë e shoh që do të viktimizohet, e shoh të tensionuar sepse nuk është ende finaliste. Kur Ori e ngriti në piedestal duke i thënë super-lojtare doli si e indinjuar, pastaj doli duke i qëndruar afër Françeskës, Heidit pas debateve të forta që kanë paur. Duke bërë punët në shtëpi, kjo që s’ka prekur punë me dorë. Duke i hapur dernë me elegancë Julit, duke i qëndruar afër Romeos.

Egla: Ma shpif kur flet Meriton, hajd çohu ik. (Egla bën rep me ironi)

Meritoni: Edhe Ledri të ka shkruar që kështu do të të marrim në studio. O top sheqeri i shtëpisë, pse je mërzitur. Kjo po mundohet të arsyetojë gjithë rrugëtimi ne saj, por duke iu larguar asaj që Ori i tha me të drejt, super-lojtare.  Ka pësuar ndryshim 360 gradë, nuk është kjo Egla që ofendon etj.  Nuk e ndjej veten të rrezikuar, por e pranoj që kam rënë në grackat e Eglës. Është ajo që më ka vërë përndjekës. Ledioni: E ndjen veten të rrezikuar në këtë lojë nga Egla?

Meritoni: Jo kam rënë në grackat e Eglës, por jo. Më ka thënë përndjekës por ia ka thënë edhe Julit.

Egla: Me atë që ti ke bërë, mund të ishe dhe i denoncuar.

Top Channel