Ditën e sotme Françeska u shpreh se Egla dhe Meritoni e meritojnë jashtëzakonisht shumë finalen dhe nuk e vë në dyshim këtë gjë.

Ndërsa nëse do kishte një vend tjetër për në finale, Murati u shpreh se mes saj dhe Heidit,  kjo e fundit mund të ketë më shumë fansa, mbase edhe nga “Grande Fratello”.

“Unë nuk e diskutoj që ti do të jesh në finale, as që nuk e diskutoj që do jetë Meritoni, sepse të dy e meritoni jashtëzakonisht shumë. E meritoni dhe as nuk e vë në dyshim këtë gjë. Pastaj nëse është një vend i fundit dhe ngel midis meje dhe Heidit… Unë e di që ajo ka një publik të madh, mbase nga Grande Fratello. Dashuria i ka dhënë një vëmendje shumë më të madhe se sa mund të kem pasur unë. Kështu që unë jam në paqe me këtë fakt”-u shpreh Françeska.

Top Channel