Departamenti i Policisë së Nju Jorkut ka publikuar pamjet e një incidenti dramatik, ku një 46-vjeçar u qëllua për vdekje nga policia.
Viktima Dzhamsed Nematov kishte goditur gruan e tij me thikë në një festë familjareë më 8 mars. Policia menjëherë pas njoftimit për incidentin e përgjakshëm në një apartament në Queens, shkuan për ndihmë.
Ata u përballën me Nematov, ku në video shihet me thikë në dorë dhe u nis drejt tyre për t’i gjuajtur.
Policia i ka bërtitur vazhdimisht 46-vjeçarit që të lëshojë thikën 30 cm të gjatë dhe pasi nuk iu bind, në fund e qëlluan disa herë. Sipas NYPD, oficerja Kimberly O’Rourke qëlloi një të shtënë dhe kolegu i saj Michael Taveras qëlloi tre të shtëna.
46-vjeçari Nematov, goditi me gruan e tij 43-vjeçare në bark e cila ka përfunduar në spital në gjendje të rëndë.
Top Channel