Gjatë një bisede me Françeskën dhe Romeon, Meritoni u shpreh se si u ndje pasi në televotimin kokë më kokë me Julin, ky i fundit u zgjodh finalisti i dytë.

“Unë jam rritur me gara. Ja uroj të mirën, i urova dhe fat. Gjatë krejt javës nuk u mundova me e godit edhe në gabimet. S’më ka interesuar. Me dinjitet e gëzoftë. I ikim kësaj. Por qenka e rëndë, shumë e rëndë që 3 ditë para zgjedhjes së finalistëve, me t’a marrë tjetri finalen dhe ti me e pa tjetrin ulur aty finalist.

Jo e rëndë se pse ai. Atë e ka zgjedhur publiku, ec përpara. Tani ke ato pikëpyetjet e tua, nëse je finalist. Ku kam gabuar? Kam luftuar shumë. E kam me veten dhe qenka e rëndë. I thashë Romeos për mua humbja është fitore. Nuk do doja këtë përjetim me pas në këtë pikë të lojës. Më e bukura do kishte me qenë kur të më hapnin të shtunën derën, atëherë pikiatë krejt…”-u shpreh Meritoni.

Top Channel