Të tjera detaje hedhin dritë mbi ngjarjen e rëndë të ndodhur orët e para të ditës së sotme, ku Aleks Marku mori peng dy fëmijët e tij të mitur dhe nisi të qëllonte me breshëri brenda banesës në Durrës.
Gazetarja Vali Qyrfyçi bën me dije se në gjendje të dehur dhe nën efektin e narkotikëve, Aleks Marku dyshohet se ka parë veten në pasqyrën e dhomës së gjumit dhe është trembur.
Atij i është dukur se po e sulmojnë brenda në shtëpi dhe ka nisur të qëllojë me armë. Djali i madh 11 vjeç është përpjekur ta qetësojë të atin dhe ta mbajë larg vëllanë më të vogël.
Ai madje ka nisur të negociojë me të atin dhe të ruajë qetësinë, ndërsa për fat të mirë ndërhyrja e RENEA parandaloi përshkallëzimin më tej të situatës.
Top Channel