Salla “Teatri i Krishtlindjeve” në stadiumin Galatsi të Athinës ku kryeministri Edi Rama do të mbajë takimin me shqiptarët që jetojnë në Greqi duket se është gati.
Me videon e siguruar nga Top Channel, vihet re detaji i flamurëve kuqezi të vendosur në shumë prej karrigeve të sallës me mijëra vende. Në krah të ekraneve të mëdha të vendosur në anësore shfaqet flamuri i BE.
Salla i ka kaluar të gjitha testet e sigurisë dhe tashmë është mbyllur për mediat dhe publikun deri në ditën e nesërme kur të zhvillohet takimi ku do të performojnë edhe këngëtarët më në zë shqiptarë.
Kryeministri Edi Rama gjatë ditës së nesërme në Athinë pritet të jetë i shoqëruar nga 150 persona, mes të cilëve deputetë, ministra, gazetarë dhe artistë të fushave të ndryshme.
Pas takimit që do të mbajë, kreu i ezkekutivit do marrë pjesë edhe në takimin e Asamblesë së PS në Greqi ku do të shpërndajë edhe karta të reja anëtarësie, për t’u larguar më pas drejt Shqipërisë rreth orës 20:30 të mbrëmjes.
Top Channel