Pep Guardiola njihet për admirimin që ka pasur ndaj Lionel Messit gjatë kohës që ka drejtuar skuadrën e Barcelonës.
Madje më vonë u zbulua se spanjolli kishte shitur dy prej futbollistëve më të mirë të katalanasve pasi kishin shkuar të dehur në stërvitje, me qëllim për të mbrojtur Messin që ky i fundit të mos ndikohej prej tyre.
Ish-lojtari i Barcelonës, Alexander Hleb, një herë kishte thënë se Ronaldinho dhe Deco ishin dy problematikët e Barcelonës.
“Ronaldinho dhe Deco erdhën në stërvitje të dehur. Kjo është arsyeja pse Ronaldinho dhe Deco u shitën në vitin 2008, ata kishin frikën se do ta dëmtonin Lionel Messin”, kishte thënë Hleb.
Deco dhe Ronaldinho që të dy kishin shkëlqyer me paraqitjet e tyre për Barcelonën, me portugezin i cili pati 161 paraqitje aty ku shënoi 20 gola dhe asistoi 45 të tjerë.
Ndërsa Ronaldinho, fitoi Topin e Artë dhe shënoi 94 gola duke dhuruar gjithashtu edhe 71 asistime gjatë periudhës së tij ikonike tek blaugranasit.
Top Channel