U tërhoq nga tregu/ 500 mijë doza Astrazeneca, të prodhuar në Indi dhe Suedi u përdorën në Shqipëri, a dhanë pasoja?

10/05/2024 19:51

Tërheqja e  vaksinës Astrazeneca nga tregu ka shqetësuar të gjithë ata që e kanë aplikuar këtë vaksinë.

Në Shqipëri kanë hyrë afro 500 mijë doza të vaksinës Astrazeneca dhe janë aplikuar kryesisht tek mësuesit por edhe qytetarë të tjerë. Instituti i Shëndetit Publik siguron se vaksina Astrazeneca nuk ka dhënë efekte anësore që lidhen me mpiksjen e gjakut në popullatën tonë.

Nëse do të kishte këto efekte shfaqen nga 3 deri në 30 ditë nga aplikimi. Silva Bino siguron se vaksina nuk ka efekte afatgjata.

Vaksina Atsrazeneca, e ardhur në Shqipëri, ishte prodhuar një sasi në Indi dhe pjesa tjetër  vinte nga Suedia. Bino sqaron se efektet negative që lidhen me sindromën e mpiksjes së gjakut konsiderohen të rralla  krahasuar me dozat që  janë aplikuar në vende të ndryshme të Europës  dhe jo vetëm .Po përse u tërhoq nga tregu Astrazenca.

Sipas Silva Binos, edhe vaksinat e tjera, edhe medikamentet japin efekte anësore por të rralla.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA