Ish-prokurorja Sevdari fitoi gjyqin kundër shkarkimit të saj në Strasburg, KPA e konfirmon sërish në detyrë

10/05/2024 13:24

KPA ka vendosur sot rishikimin e vetingut për ish-prokuroren Antoneta Sevradi, pasi kjo e fundit dërgoi çështjen e shkarkimit të saj në Strasburg dhe e fitoi.

Pas shqyrtimit KPA vendosi rikthimin në detyrë.

Në një komunikim për mediat Sevdari me zërin që i dridhej tha se ishte tepër e emocionuar pas këtij vendimi.

Gjykata Europiane e të Drejtave të Njeriut  e konsideroi shakrimin e saj nga vettingu si shkarkim disproporcional dhe në shkelje të nenit 8 të konventës.

Duke prishur këtë verdikt Strasburgu shton se çështja ndaj zonjës Sevdari nuk shërben për të hedhur poshtë në tërësi procesin e vettingut.

Për prokuroren, Strasburgu urdhëroi autoritetet shqiptare ta dëmshpërblenin për humbjen financiare të sjellë pas largimit nga detyra me vlerë 13.600 euro, si dhe 11 mijë euro dëmshpërblim jo pasuror dhe kompensim për kostot e procesit.

Pas vendimit të sotëm, Sevadari rikthehet në sistemin e drejtësisë.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA