“Pse nuk kthen përgjigje, kështu do kapësh finalen?”, opinionistët i drejtohen Heidit: E morëm vesh kush do shkojë…

07/05/2024 21:57

Opinionistët e BBVIP, Ori Nebiaj dhe Arbër Hajdari kanë komentuar sot sesi Heidi u shmanget gjithmonë debateve kur Meritoni apo Françeska i kërkojnë asaj përgjigje.

Arbër: Romeon e kam parë në pozicion të vështirë. Pretendimet e Meritonit, kur flet për përkrahjen e Romeos, ka disa pretendime që qëndrojnë. Jemi shumë afër finales, kushdo reflekton për kundërshtarët. Ai pretendon se ka bërë më shumë për këto lojë, dhe thotë për Heidin që ti nuk ke marrë përgjegjësi. Është tendenca për ti ikur bisedave Heidit, do ta sheshojë pa bërë një diskutim konstruktiv, pse ndodhin ato debate, çfarë të ka bërë Meritoni. Të shohim një diskutim më njeri tjetrin. Heidi nuk ka pasur ndonjë dëshirë të madh për bashkimin e Romeos dhe Meritonit.

Heidi: Për hir të shoqërisë së tyre unë kam ul hundën.

Arbër: Unë them diskuto, që të analizojmë më shumë çfarë përmban ti në lojën tënde

Heidi: Më thotë përdor atë çunin, përdor situata nga hiçi.  Unë jam totalisht okej, thash nuk kam besim se kanë ndodhur gjëra. Shkoj në grim, i thotë Julit ajo përdoruese jam. Ai e kërkon debatin me zor.

Arbër: Unë po them që duhet të reagosh dhe të diskutosh. Mirë është që ne të mësojmë pse raporti juaj është kaq i ndërlikuar. Pse mos të shikojmë pse janë mërzit këto, pse qenka kaq e ekzagjeruar kjo marrëdhënie.

Heidi: Unë i shkoj i them pse më akuzon si lojtare pse më akuzon që po përdor këtë çunin dhe ai thotë po po ashtu je dhe unë ngel kështu.

Ori: Ti e do finalen, rri vazhdo ekzisto dhe do shkojnë të tjerët.

Hiedi: Le të shkojnë. Jo nuk e dua. Unë kjo jam, e zgjedh publiku, ky është tipi im nuk sillem dot ndryshe. Ça sqarimi duhet të jap më tepër.

Ori: Faleminderit se na e bërë më te lehtë kë do kemi në finale. Meritoni po lufton me të drejtën më të madhe për ta kapur finalen, nëse ia del, bravo i qoftë.

Top Channel