Sulm me raketa në Ukrainë, të paktën 15 të vrarë dhe mbi 100 të plagosur. Kievi përgjigjet duke shkatërruar një nga objektet më të rëndësishme ushtarake ruse Një shtetas spanjoll është arrestuar pasi u kap me tetë valixhe të mbushura me kanabis në aeroportin e Mançesterit.
Fernando Jacobo Mayans Fuster 51 vjeç nga Zaragoza në Spanjë, është akuzuar për kontrabandë droge nga Agjencia Kombëtare e Krimit (NCA) në aeroport.
Pas mbërritjes në aeroport të mërkurën, më 1 maj, nga Los Angeles në SHBA, oficerët e Forcave Kufitare Heathroë në Londër gjetën 278 pako në tetë çanta të veçanta.
Një numër i çantave ishin në emrat e fëmijëve të tij, të cilët po udhëtonin me të. Në total u gjetën më shumë se 158 kilogramë kanabis, i cili do të kishte një vlerë prej rreth 1 milion paund nëse do të shitej në MB.
Pasi u intervistua nga hetuesit e NCA, Mayans Fuster u akuzua për importimin e barnave të klasës B. Oficeri i lartë hetues i NCA-së, Charles Lee, tha se kjo ishte një nga konfiskimet më të mëdha të kanabisit të parë në Aeroportin e Mançesterit në vitet e fundit.
Top Channel