Graciano dhe Romeo u përfshinë në një debat ditëve të fundit në shtëpinë e Big Brother, pasi Graciano e ngacmoi atë teksa ndiqnin natën e parë të spektaklit.

Heidi ka sqaruar pozicionin e saj, e cila u përfshi duke qeshur me Gracianon.

Graciano: Siç u pa dhe në klip, unë e kalova me të qeshur. Ishte pa pik qëllimi dhe për tu argëtuar, aspak tendencioze. Kur pash që po agravohej situata thash more çfarë ka ky djalë. Nuk ishte e nevojshme ajo lloj dram, se Lisin as se kam therur, as goditur. Lisi është shëndoshe e mirë. Heidin e kam vlerësuar pafund për qëndrueshmërinë e mendimeve.

Duke qeshur të dy bashkë, ma ndryshon dhe ma përdor situatën. Heidi bëri një gabim të konsiderushëm, duke më vënë në gojë fjalq që nuk i kisha thënë. Më është tallur mbiemri, Romeo më ka thënë dhjako. Ka luftuar një muaj për të ndryshuar Heidin.

Heidi: Situata është shumë e thjeshtë, nuk kam shumë gojë me fol me thënë të vërtetë. Ishim duke pa Lisin, shoh Gracianon që sheh videon si shpirt i keq, fillova me qesh. Ishte gabim kur pa që Romeo u mërzit dhe Graciano iu qep nga pas.

Romeo: Përpos ngarkesës së 100 e ca ditëve, po e shijoja atë gjënë. Doli Lisi më kishte marrë malli, e shikoj këtë nga mbrapa. Nuk ishte për të qeshur se më ka lënduar.

Top Channel