Protestat në SHBA, BBC: Dhunë e tmerrshme në kampuse, situata jashtë kontrollit!

01/05/2024 14:46

Protestues rivalë janë përleshur ashpër në kampuset universitare në Los Anxhelos vetëm pak orë pasi policia ndërhyri për të bllokuar një protestë të ngjashme në Nju Jork.

Në Universitetin e Kalifornisë UCLA, zëvendëskancelarja Mary Osako e cituar nga BBC, foli për akte të “tmerrshme dhune në ambjentet e tij” e u shpreh se universiteti “bëri menjëherë thirrje për zbatimin e ligjit”. Pamjet në internet tregonin kundër-demonstrues të maskuar të cilët mbështesnin Izraelin duke sulmuar kundërshtarët e tyre me shkopinj e duke tentuar të shkatërrojnë barrikadat.

Më herët, në universitetin e Columbias në Nju Jork, policia arrestoi protestuesit gati 24 orë pasi ata pushtuan një ndërtesë akademike. Oficerët e NYPD hynë në goditën në fjalë, Hamilton Hall, përmes një dritareje të katit të dytë.

Shtëpia e Bardhë i dënoi protestat jopaqësore kundër luftës në Gazë dhe marrjen nën kontroll të ndërtesës e cilësoi si “qasjen e gabuar’. Zëdhënësi i Këshillit të Sigurisë Kombëtare të Shtëpisë së Bardhë, John Kirby, pohoi se Shtëpia e Bardhë po i vëzhgon me kujdes protestat në rritje në universitetet amerikane, të cilat janë mbërthyer nga protestat për luftën në Gaza me studentët që insistojnë për bojkot të kompanive dhe individëve që kanë lidhje me Izraelin.

Megjithatë, edhe pse presidenti në SHBA ka autoritet gjithëpërfshirës për të aktivizuar Gardën Kombëtare, Kirby tha se një veprim i tillë nuk po diskutohet momentalisht.

Top Channel