Të gjithë banorët kanë dalë kundër Heidit sot gjatë spektaklit, pas qëndrimit të saj që prishi miqësinë me Eglën. Meritoni u shpreh se Heidi po ndryshon lojën për shkak të afrimit të finales, ndërsa Françeska tha se ajo po e bën lojën në kurriz të Romeon.

Meritoni: Po shoh lojë të re të Heidit. Është e shqetësuar në këtë pikë të lojës. Koha është drejt fundit, Romeo ia ka shtru rrugën dhe do me dal në rrugën e saj. E shoh si lëvizje për të nxjerrë Romeon nga loja. Është strategji loje.

Roza: Te Heidi dua të përsëris fjalinë e ka pyetur pikën kulminante të lojës, nuk dha përgjigje tjetër dhe i del përballë Eglës. Egla i është hakërruar Heidit dhe ajo e ka toleruar dhe tani i del përballë Eglës. Po i del përballë Eglës, se pëlqen të mbledhë e t’ja zbrazë të tëra. Egla na bëri një pakt gocave të bëheshim bashkë ti vëmë nën hije, por harroi që këto vajza i ka sulmuar me radhë. Kur asnjëra si doli në krahë i ra Romeos dhe Julit, bëri skandalin me pjatën. Për të kaluar të podiumi i finales së saj, ti e ke ofenduar vazhdimisht. Ti ja ke hapur kokën Romeos pse të zgjodhi të tretën dhe ti nuk do e bëje sjelljen e Romeos te suita.

Erjola: E kam shumë të qartë, është teatër i pritshëm i ndarë në disa pjesë. Elga ka koherencë, ama te Heidi jam e sigurt që ka të bëjë finalja. Të qartë kam Julin që meqenëse Egla po i bie njëri nga çifti, i shoh në sinkron me njëri tjetrin. Egla sulmon këta të dy do ta bëjë vetë duke mos i lënë terren Julit. Juli do të futet në debat dhe përplaset me Eglën dhe Heidit të mos i lërë terren. Shoh Eglën te Juli dhe Julin te Egla.

Françeska: Ka bërë lojën e saj në kurriz të këtij djalit dhe më vjen keq.

Top Channel