Opinionisti Arbër Hajdari ka komentuar përçarjen e miqësisë mes Heidit dhe Eglës, e cila vjen në prag të finales pas një kohe të gjatë që kanë kaluar bashkë.

Arbri tha se Heidit nuk i intereson më miqësia pasi është lojtare inteligjente dhe ka ndryshuar lojën, ndërsa sipas tij Egla ka qenë koherente.

Arbër: Egla dhe Heidi kanë një marrëdhënie të hershme. Edhe me sy janë marrë vesh me njëra tjetrën. Egla është treguar protektive, pikëpyetja ime është pse tani u panë këto situata, a ndryshua Egla. Mendoj se sjellja e Eglës ka qenë koherente. Më fal nuk të bën përshtypje Heidi që shoqja jote ka këtë qëndrim. Deri më tani Heidit nuk i ka interesuar lufta me Eglën. Ka mbyllur veshët herët e tjera. Si lojtare inteligjente, Heidit nuk i intereson më marrëdhënia me Eglën. Kur u mbush kjo kupa, nga ti nuk kemi reflektuar asnjë shqetësim.

Heidi: Duke e goditur në momentet e tij më të vështira duke përdorur situatat gjatë gjithë kohës. Egla ka ndryshuar, është absurde që nuk duket që goditja nuk ka ardhur nga unë.

Arbër: Unë mendoj se është çështje interesash, shoh disa lojtarë që e duan ta fitojnë. E kam vështirë të bindem që një marrëdhënie aq e gjatë të ndërpritet në këtë pikë për të nxjerrë Eglën keq.

Top Channel