Protesta e opozitës me molotovë e tymuese, Veliaj flet në mbledhjen e Këshillit Bashkiak: E kanë mbushur stanin me lepuj, fundërrina

30/04/2024 17:37

Pas daljes nga SPAK, kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj iu bashkua mbledhjes së Këshillit Bashkiak.

Ai tha se në mëngjes, para SPAK-ut nuk u prit nga prokurorët, por ata që sipas tij mbushin stanet me lepuj dhe me makina 100 mijë euro.

“Ju kërkoj ndjesë për vonesën, jam i informuar pas daljes në SPAK. Për shkak se stani me lepuj ka rrethuar bashkinë, ju e keni bërë online. Kjo është një mbledhje që nuk mund të shtyhej.

Në SPAK në vend që të më prisnin prokurorët më prisnin makinat nja 100 mijë euro të këtyre që kanë mbushur stanin me lepuj. Për ne është e rëndësishme, për të dhënë bonuset e qerave, ndihmën ekonomike, etj. Ky qytet sot duhet të kujtojë se Sali Berisha, me lepurin në bark, se stani me lepur është këtu.

Më mori pak kohë rruga nga SPAK-u këtu. Pata sot një mundësi të jashtëzakonshme për të qenë në SPAK, mundësi të shkëlqyer për të treguar punën ë shkëlqyer të kësaj bashkie.

Së pari dola me një ndjesi krenarie që forca jonë politike po bën institucion. Pashë një organizatë të disiplinuar. SPAK nuk është i hasmit, është staf i Republikës së Shqipërisë”, tha Veliaj.

Top Channel