GJKKO rrëzon sërish Berishën dhe Malltezin për revokimin e masës së sigurisë, bie edhe kërkesa për përjashtimin e gjyqtares

21/05/2024 12:11
Sali Berisha, Jamarbër Malltezi

GJKKO ka rrëzuar kërkesën e Sali Berishës dhe dhëndrit të tij Jamarbër Malltezi për ndryshimin e masës së arrestit të shtëpisë, si dhe për përjashtimin e gjyqtares Irena Gjoka.

Ndërkohë në një deklaratë për mediat avokati i tij Genc Gjokutaj ka deklaruar se këto janë teknikalitete dhe se nuk duan që të ndërhyjnë në thelbin e çështjes.

“Sot kemi dëgjuar pataksira në seancë, po sot kemi marrë një kopje të vendimit të gjykatës për rrëzimin e kërkesës sonë për përjashtimin e Irena Gjokës. Këto janë teknikalitete. Nuk duan të hynë në thelbin e çështjes”, tha ai.

Ndërkohë lidhur me deklaratat e SPAK se Berisha ka shkelur masën e arrestit të shtëpisë pasi ka futur në banesë persona të tjerë jashtë rrethit të ngushtë familjarë, Gjokutaj tha: Berisha ka që në 30 dhjetor që nuk ka dalë nga dera, këta thonë që ka thyer masën. Lajthitja e SPAK është e tillë që arresti në shtëpi nuk afekton aktivitetin e kryetarit të opozitës. Regjim putinist. Berisha thonë futi teknikë në shtëpi, ka takuar Brook dhe Rai3…  ligji e lejon, nuk  e ndalon një gjë të tillë.

Top Channel