Rama e quan “Mamica”, ajo Skënderbe/ Spiropali: Lojë fjalësh mes nesh dhe Benet Becit në Shkodër

21/05/2024 10:04

Elisa Spiropali e ftuar në “Zonën Zero” ka shpjeguar disa fjalë që Milaim Zeka nuk i ka kuptuar gjatë deklaratave që ajo apo kryeministri kanë bërë.

Milaim Zeka: Kur keni qenë me Edi Ramën, kur thotë se këtu jam me Mamicën dhe Vrana Kontin çfarë ka dashur të thotë?

Elisa Spiropali: Është një lojë fjalësh për dy bashkëpunëtorë. Mamica ishte motra dhe Vrana Konti një nga luftëtaret që rrinte brenda kështjellës. Duke qenë se Beneti është brenda në Shkodër dhe e kemi aty, një lojë fjalësh.

Milaim Zeka: Po një polemikë që keni pasur Rama mund të jetë Skënderbeu për ty dhe replikat mes teje dhe Zhupës, “jeni rast për t’u studiuar”.

Spiropali: Unë e shpjegova tek replika pse ia thashë, ajo flet korrekt, flet shqipen korrekt dhe mirë por nuk i besohet asnjë fjalë, mesazhi i saj nuk udhëton, këtu e kisha, pra është një rast për t’u studiuar. Ta flasësh shqipen aq saktë dhe mirë por ndërkohë të kesh zerë besueshmëri.

Milaim Zeka: Po për Berishën kur thua që të mungon, cila është arsyeja, sepse ai ndez debat apo për shkak të nivelit të debatit?

Elisa Spiropali: Jo këtë nuk e kam thënë, kjo ka qenë me nënqeshje. Më është bërë kjo pyetje, më mungon për shkak të debatit dhe i kam thënë nuk i mungon kujt sepse na del në ballkon çdo mbrëmje.

Top Channel