Ish-kreu i 69 vjeçar i Google, takohet me gruan në festë, pasi i ka dhuruar $100 mln të dashurës 30-vjeçare (fotot)

20/05/2024 21:45

69 vjeçari Eric Schmidt, shihej së fundmi me ish-gruan e tij Wendy në një darkë të mbushur me fytyra milionerësh, disa javë pasi i dha një kompani me vlerë 100 milionë dollarë të dashurës së tij 30 vjet më të re.

Eric e Wendy shiheshin të flisnin në mbrëmjen e ditëlindjes së stilistit të çiftit Obama, Michael S. Smith.

Mbrëmja e 60-vjetoriit të Michael në vilën e Bel Air ishte e mbushur me emra ekskluzivë milionerësh si Steven Spielberg, Harrison Ford, Cindy Crawford, Rande Gerber, Queen Latifah, Larry David, JJ Abrams, Sean Hayes.

Kjo është hera e parë që çifti shihen bashkë që kur u raportua se Eric kishte pompuar $100 milionë në biznesin e të dashurës Michelle.

Sipas rrjetit Forbes, ish-kreu i Google ka nisur të përfshihet me shumë kompani teknologjie, sidomos me atë të së dashurës, të quajtur ‘Steel Perlot’.

Më herët  Michelle tregonte për rrjetin Forbes: “Ai është një drejtues shumë aktiv, edhe marrëdhënia jonë është e tipit drejtor me nëndrejtor”.

Megjithse ka qenë i martuar me Wendy për katër dekada, ish-kreu i moshuar i Google ka dalë shpesh në faqet e gazetave për lidhjet e tij me gra të shumta më të reja.

Por me investimin në kompaninë e Michelle shënohet hera e parë që ai bën biznes me një nga partneret e tij.

Kur u pikas për herë të parë në një mbrëmje intime me Michelle në 2021 në New Mexico, ai dhe Wendy thanë se ishin në një “martesë të hapur”, shkruan Daily Mail.

Forbes e rendit atë si njeriun e 84-rt më të pasur në botë.

Michelle gjithashtu thuhet se është një sipërmarëse që ka krijuar një platformë tregtare interneti të specializuar te teknologjia.

Ajo ka punuar gjithashtu me sigurinë kibernetike në agjencitë shtetërore, si dhe me konsulencë kibenetike për qeverinë e Afganistanit./Daily Mail/

FOTO GALERI
1/7
Eric (prapa) kishte pompuar $100 milionë në biznesin e të dashurës Michelle.

Top Channel