EMRI/ Bllokohet llogaria bankare me mijëra euro e të riut nga Fieri, 30-vjeçari dyshohet se i përfitoi nga aktiviteti kriminal

21/05/2024 11:12

Sektori për Hetimin e Krimeve Ekonomike ka ekzekutuar vendimin e Prokurorisë për vendosjen e sekuestros preventive mbi një llogari bankare me 30 000 euro që dyshohet se janë përfituar nga veprimtaritë kriminale të kryera nga 30-vjeçarI Armando Bregasi.

Policia e Fierit sqaron se shtetasi 30-vjeçari është arrestuar në Greqi, për veprat penale “Trafikimi i narkotikëve” dhe “Organizata kriminale”.

Sakaq, vijon puna hetimore për evidentimin dhe sekuestrimin e pasurive të tjera të këtij shtetasi, që mund të jenë përfituar nga veprimtaritë kriminale.

Materialet procedurale do t’i kalojnë Prokurorisë, për veprime të mëtejshme, për veprën penale “Pastrimi i produkteve të veprës penale ose veprimtarisë kriminale”.

Top Channel