Vendosi implante dentare, 44-vjeçarja “transformohet në përbindësh”, publikon fotot e fytyrës së mavijosur dhe enjtur

20/04/2024 20:43

Një 44-vjeçare pretendon se implantet dentare i shkaktuan enjtje dhe mavijosje të tmerrshme të fytyrës, duke e bërë atë të duket si “një përbindësh”.

Jessica Macko nga Teksas kishte përfunduar punën me implantet dentare, pasi i ishte dashur si ndërhyrje për shkak të një çrregullim gjatë të ngrënit që kishte pasur kur ishte më e re, dhe që i kishte shkaktuar gërryerje të të gjithë dhëmbëve.

44-vjeçarja vendosi të bënte implante dentare në të gjithë dhëmbët, për të rregulluar problemet e saj dentar.

Ndërkohë që ajo ishte paralajmëruar nga mjekët për mavijosje, thotë se nuk priste që dhimbja të ishte aq e fortë dhe as mavijosjet të ishin aq të rënda.

Ajo postoi një video të fytyrës së saj katër ditë pas trajtimit, duke thënë se dukej si një “përbindësh” dhe duke kërkuar dhe këshilla nga persona që mund të kishin të njëjtin problem si ajo.

FOTO GALERI
7/8

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA