Ka marrë fund kokëfortësia e gjyshes së 3-vjeçarit, i cili rezultonte i zhdukur prej disa ditësh.
Zonja Gjuni e kishte mbajtur të fshehur nipin e saj, por kjo gjë tashmë ka marrë fund, pasi ajo e ka dorëzuar vogëlushin në polici. Burimet për gazetaren Anila Hoxha bëjnë të ditur se dorëzimi ka ndodhur ditën e sotme.
3-vjeçari prej ditësh rezultonte i humbur në Durrës, gjë që detyroi mamanë e të miturit të bënte denoncimin në polici, duke akuzuar gjyshërit se se kishin marrë. Kjo akuzë erdhi pasi vogëlushi Amar është marrë nga gjyshërit në takimin e përjavshëm të shtunën, por nuk është kthyer më.
Nëna bëri apel mes lotësh që vjehërrit t’ia kthejnë djalin, pasi sipas saj e kanë ata. Pas denoncimit të gruas, policia ka arrestuar gjyshin e fëmijës, Rexhep Gjuni, dhe kunatin e tij, vëllai i gjyshes. Ndërkohë që prej asaj dite gjyshja ishte në kërkim nga autoritetet.
Ille Gjuni 22 vjeçe e ka fëmijë të vetëm, djalin 3 vjeç. Ajo deklaroi se pas vdekjes së të shoqit në aksident e dërgonte djalin te gjyshërit, por pas vizitës të gjyshërit nuk e kthyen më te e ëma.
Në të zbulohej se gjyshi i 3-vjeçarit, në polici ka deklaruar se nipi i bën të mos ndjejë mungesën e djalit të vdekur (babai vogëlushit). Më pas tregohen disa nga detajet të cilat e kanë shtyrë policinë të dyshojë se djali po fshihet nga familjarët e burrit të ndjerë të 22-vjeçares.
“Amar do kthehet në krahët e të ëmës. Do mbështillet nga përqafimi i saj. Tek e fundit, kudo që të jenë gjyshërit e tij, aty do jetë dhe dashuria e tyre për Amar”, kjo ishte fjalia me të cilën gazetarja Hoxha ka mbyllur shkrimin e saj.
Top Channel