“Punë Pa Teka” vijoi ndalesën e radhës, këtë herë në Bogë, ku Kristi Gongo u bë punonjësja më e re e mirëmbajtjes së rrugëve.
Gjatë bashkëbisedimit me një nga punonjësit, ai tregoi se fëmijët i kërkojnë të kalojnë kohë me të por mundësitë nuk janë.
Ai tha se për momentin mund të paragjykohet, por pret që më vonë ta mirëkuptojnë.
“Kam vajzë edhe djalë. Fëmijët jetojnë në Tiranë. Vij çdo ditë në Bogë. Sot jam zgjuar në pesë të mëngjesit. Fëmijët për sa nuk e kuptojnë mund të ketë paragjykime nga ata, por kur ta kuptojnë nuk do e thonë më. Po se mund të thonë përse babi mund të ikë kaq herët se kemi nevojë për të ndenjur me ty ose kur mund të jen pushim ata unë jam në punë”, u shpreh ai.
Ndër të tjera ai tregoi se djalin e ka sjellë në vendin e punës, por primare për të birin konsideron universitetin.
“Djalin e kam sjellë këtu, e kam prezantuar me punën dhe kolegët. Ka punuar edhe në këtë mjet. Sot më thotë që babi të shkoj të punoj atje që të marr rrogën. E kam mësuar me punën. Për mua është detyrim të kryej universitetin”, tha ai gjatë bashkëbisedimit me Kristin.
Top Channel