Lionel Messi, merr kritika të forta për shkak të reagimit pas fjalimit të presidentit Trump!
Enerst Muçi ka gjetur përsëri golin në Superligën turke.
Sulmuesi kuqezi arriti që të realizojë golin e parë të ndeshjes në përballjen e javës së 33-të mes Besiktas dhe Ankaragücü. 23-vjeçari realizoi një gol fantastik me një goditje me të majtën në minutën e 18-të, duke ndezur festën në shkallët e stadiumit.
Goli i tretë për Muçin me fanellën e Besiktas, ku u transferua gjatë merkatos së dimrit për shifrën e 10 milionë eurove. Sulmuesi është përshtatur mjaft mirë dhe po e ndihmon jo pak skuadrën e tij.
Besiktas kërkon pjesëmarrjen në Europë, për të shpëtuar një sezon që nuk ka shkuar mirë, teksa deri më tani ka grumbulluar 48 pikë, duke u pozicionuar në vendin e katërt me 4 pikë më pak se Trabzonspor i vendit të tretë.
Top Channel