Barcelona tashmë ka filluar të bëjë plane për rikthimin në stadiumin legjendar “Spotify Camp Nou”.
Punimet po ecin me ritme të shpejta dhe katalanasit po përgatiten që të presin tifozët në stadiumin e tyre ku kanë arritur aq shumë suksese historike.
Nëse nuk ndodh ndonjë gjë e papritur, pritet që punimet të përfundojnë brenda këtij viti. Sipas Mundo Deportivo, bordi i drejtorëve të Barcelonës ka caktuar datën 15 dhjetor, e dielë si dita kur rihapet stadium “Camp Nou”.
Plani origjinal fillimisht ishte që klubi të rikthehej në ‘Camp Nou’ pikërisht në ditën kur festojnë 125-vjetorin e tyre, që i bie të jetë më datë 29 nëntor, e premte.
Por anëtarët e bordit drejtues vendosën t’i marrin gjërat me qetësi në mënyrë që të ketë një përfundim të plotë të punimeve. Pritshmëritë janë që 60 për qind nga kapaciteti total i stadiumit të lejohet, që i bie diku rreth 63 mijë ulëse nga 105 mijë sa janë planifikuar të ndërtohen gjithsej.
Barcelona tashmë ka marrë propozimin nga Këshilli i Qytetit, që të zgjasin orët e punimeve në ‘Camp Nou’ duke filluar nga data 6 prill, për ta bërë të mundur rikthimin sa më të shpejt në stadiumin e vjetër.
Top Channel