Parashikimi i frikshëm i Baba Vangës pas rritjes së tensioneve në Lindjen e Mesme: Lufta e Tretë Botërore do të nisë në….

18/04/2024 14:08

Mediat e huaja kanë rikthyer profecitë e Baba Vangës për vitin 2024, pas ndezjes së situatës në Lindjen e Mesme.

Baba Vanga, e lindur si Vangelia Pandeva Dimitrova, pohoi se Zoti i dha dhuratën për të parë të ardhmen kur u verbërua në moshën 12-vjeçare.

Ajo supozohet se parashikoi pandeminë e koronavirusit, vdekjen e Princeshës Diana dhe fatkeqësinë e Çernobilit, dhe shumë kanë frikë se Baba Vanga do të ketë të drejtë me parashikimin e saj për Luftën e Tretë Botërore.

“Nostradamusi i Ballkanit”, Baba Vanga ishte një parashikuese bullgare që u bë një ikonë kulti mes teoricienëve të konspiracionit dhe para vdekjes së saj në vitin 1996, parashikimet iu regjistruan deri në vitin 5079, kur tha se do t’i jepte fund botës.

Sipas saj, viti 2024 do të sjellë tmerre të shumta, si sulme terroriste në Evropë, sulme biologjike dhe Lufta e Tretë Botërore. Duke pasur parasysh zhvillimet në Lindjen e Mesme, shumë kanë frikë se këto profeci do të realizohen shumë lehtë, shkruan Dailymail.

Vanga njoftoi një “valë terrori” dhe la të kuptohet se mund të ndodhte që një “superfuqi botërore” nga hijet të përdorë armë biologjike.

Në kontekstin e sulmit të Iranit ndaj Izraelit, diskutimet për luftën globale po përhapen në mediat sociale dhe liderët botërorë janë në gatishmëri të lartë.

Autoritetet iraniane thanë se janë të gatshëm të përdorin “armë që nuk i kanë përdorur kurrë” nëse Izraeli i përgjigjet sulmit.

Baba Vanga tha, ndër të tjera, se Evropa do të pushojë së ekzistuari deri në vitin 2017 dhe se kontinenti do të shndërrohet në një “djerrinë pothuajse tërësisht pa jetë njerëzore”.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA